Në 24 orët e fundit, pesë gra në Kosovë raportuan në Policinë e Kosovës se kanë pësuar dhunë në familje. Në Drenas, dy grua raportoi se bashkëshorti i saj, e ka rrahu fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore. Rast i ngjashëm ka ndodhur në po këtë qytet, ku një grua u ankua se bashkëshorti e ka fyer dhe kanosur. Në rastin e parë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri u dërgua në mbajtje.
Një grua nga Obiliqi njoftoi se bashkëshorti i ka shkaktuar vazhdimisht dhunë psikike. I dyshuari u arrestua dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Në kryeqytet, një grua i tha Policisë së është sulmuar fizikisht nga prindi i saj, pas një mosmarrëveshjeje.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Tutje, në Suharekë, u arrestua një person i mitur nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.
-
Tetë burra të arrestuar për dhunë në familje
-
Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
-
Shtatë raste të dhunës në familje gjatë ditës së djeshme në Kosovë
-
Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
-
Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë, në gjashtë prej tyre viktimat janë gra