Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prishtinë është therur me thikë pasi ka ndërhyrë dhe ka tentuar të ndalë një rrahje mes bashkëshortit të saj dhe dy burrave.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Mustafë Kruja”, në Prishtinë.
“Ankuesja kosovare ka raportuar në polici se derisa ka ndërhyre për t’i ndarë gjatë një rrahje burrin e saj dhe dy të dyshuar meshkuj kosovar njëri nga të dyshuarit e ka goditur me thikë në dorë duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë.
Sipas njoftimit viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raport.
-
Theret me thikë një grua në Prishtinë, i dyshuari merr trajtim psikiatrik e dërgohet në mbajtje
-
E sulmoi me thikë, e dyshuara dërgohet në psikiatri pastaj në mbajtje
-
Theret me thikë një burrë në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
-
Theret me thikë një person në Prishtinë
-
Theri me thikë një person, arrestohet i dyshuari