Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

E sulmoi me thikë, e dyshuara dërgohet në psikiatri pastaj në mbajtje

sulm me thikë

Foto: Ilustrim

Një grua është arrestuar pasi dyshohet se e ka sulmuar me thikë një burrë në Prishtinë. Viktima u dërgua për trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara për tretman mjekësor në psikiatri, për t’u dërguar më pastaj në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor në spitalin psikiatrik dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.