Një burrë është therur me thikë të dielën në rrugën “Muhamet Qami” në Prishtinë.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, viktima ishte sulmuar nga dy të dyshuar që gjenden në arrati.
“Si pasojë viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim.