Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetar ka gjetur në Istog një kuletë me rreth 3200 euro dhe e ka dorëzuar atë në polici.
Policia ka njoftuar se është gjetur pronari i kuletës dhe kuleta i është kthyer, ndërsa ka falënderuar qytetarin për veprimin.
“Me datë 15.11.2025, në Stacionin Policor Istog, ёshtё paraqitur qytetari Sheremet Osmanaj i cili kishte gjetur njё kuletё nё qytetin e Istogut. Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej: tre mijё e njёqind e nёntёdhjetё e katёr euro, e tridhjetё cent (3194.30) euro. Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Istog, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla. Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
-
Qytetari nga Istogu e dorëzon në Polici kuletën që e gjeti plot me para e kartela bankare
-
Konfiskohet pistoleta me 45 fishekë në Istog
-
Qytetari në Prizren raporton se disa persona ia kanë grabitur kuletën
-
Dogana e Kosovës zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Vërmicë
-
Gati 30 mijë euro gjenden në një automjet afër liqenit të Vërmicës, nis hetimi për shpërlarje parash