Një qytetar nga Istogu ka gjetur në Junik një kuletë me plot para e kartela bankare, të cilat i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Junik.
Policia ka treguar se në kuletë ishin 445 funta, 50 franga, 10 euro, 42,600 lekë dhe pesë kartela bankare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me datë 06. 03. 2026, Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Junik dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.