Një qytetar nga Shtimja me inicialet S.Brahimi ka gjetur një portofol me dokumente dhe një shumë të konsiderueshme parash në fshatin Belincë dhe e ka dorëzuar në Polici.
Policia ka njoftuar se pas verifikimit, është gjetur pronari i portofolit.
“Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe shuma prej 2468.40 euro, 102 dollarë, 30 franga dhe 10 paund iu kthyen atij me procesverbal. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin S. Brahimi, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.
Artikuj të ngjashëm
-
Një 10-vjeçar dorëzon në Polici portofolin me mbi 1 mijë euro
-
Qytetari në Prizren dorëzon në Polici portofolin me të holla që e gjeti në rrugë
-
Qytetari nga Shtimja gjen një shumë të parave, e dorëzon në Polici
-
Qytetari nga Istogu e dorëzon në Polici kuletën që e gjeti plot me para e kartela bankare
-
Gjeti portofol me 800 euro dhe nuk e ktheu, arrestohet i dyshuari