Policia e Kosovës po e heton një rast të grabitjes së një kulete në Prizren.
Ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur ia kanë grabitur kuletën, e pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur të martën dhe është iniciuar si “grabitje”.
“Është raportuar se disa persona të panjohur i kanë grabitur portofolin ankuesit mashkull kosovar. Personat e dyshuar pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre grave, dyshohen për një vjedhje
-
Qytetarit në Prishtinë i grabiten para dhe telefoni nga gjashtë të dyshuar
-
Dy te dyshuar ia vodhën kuletën në Lipjan, dërgohet për trajtim viktima
-
Qytetari në Prizren dorëzon në Polici kuletën e gjetur me të holla dhe dokumente
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës