Një person është sulmuar nga dy të tjerë që dyshohet se e kanë grabitur atë të shtunën mbrëma në Lipjan.
Siç është bërë e ditur nga Policia të dielën, viktima ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë, para tij është ndalur një veturë tjetër prej ku kanë dalë dy persona dhe ia kanë grabitur portofolin nën kërcënim të armës.
“Gjatë incidentit të dyshuarit edhe e kanë sulmuar fizikisht viktimën për çka i është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet tutje në raportin policor.
Rasti, i cili është regjistruar si “grabitje”, është në hetime.
Artikuj të ngjashëm
-
Qytetari në Prizren raporton se disa persona ia kanë grabitur kuletën
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Arrestohet i dyshuari për dhunim në Lipjan
-
Tre persona të armatosur sulmojnë dy qytetarë në Prizren, ua vodhën 40 euro
-
Nën kërcënim të thikës grabiten para në një lokal në Pejë