Një qytetar në Prizren ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla dhe dokumente të cilat i ka gjetur në rrugë.
Sipas njoftimit, brenda kuletës ishin 50 dollarë, 20 euro edhe disa para metalike, përveç letërnjoftimit dhe kartelës së bankës.
“Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet E.B., ka gjetur një kuletë me shumë prej 50 dollarësh, 20 eurosh, para metalike prej 3.45 euro si dhe dokumente personal: (Letërnjoftimin dhe kartelën e bankës). Ai menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Njësinë e Trafikut Rajonal në Prizren. Personit që i kishte humbur kuleta ishte F.B., nga Prizreni”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, pranim-dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Njësinë e Trafikut Rajonal në Prizren.
-
Qytetari nga Istogu e dorëzon në Polici kuletën që e gjeti plot me para e kartela bankare
-
Qytetari në Istog gjen kuletën me rreth 3200 euro, dorëzon në Polici
-
Qytetari në Prizren dorëzon në Polici portofolin me të holla që e gjeti në rrugë
-
Qytetari në Prizren raporton se disa persona ia kanë grabitur kuletën
-
Qytetari nga Shtimja gjen një shumë të parave, e dorëzon në Polici