Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prokuroria kërkon paraburgim për pronarin e lokalit ku u helmuan mbi 100 persona

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës prej një muaji paraburgim për pronarin e lokalit, K.SH., ku u helmuan mbi 100 persona në Malishevë.

I dyshuari aktualisht gjendet në masën e ndalimit prej 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri K.SH, ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.

“sipas hetimeve të Prokurorisë dhe të dhënave nga Policia e deri më tani rezulton që në restorantin e të dyshuarit si pasojë e konsumimit të ushqimeve janë helmuar mbi 100 persona”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.