Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj A.Z. për vrasjen e rëndë në Gjakovë.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se më 16 mars në ora 05:20 në një lokal në Gjakovë, i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta R.B., duke vënë në rrezik edhe jetën e E.M., dhe personave të tjerë që kanë qenë prezent në vendin e ngjarjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkuroria ka shpjeguar tutje se derisa i pandehuri ka qenë me të dëmtuarin E.M., dhe persona të tjerë, në lokal shkon tani i ndjeri dhe pas një mosmarrëveshje i pandehuri me armën shtie disa herë në drejtim të R.B., e që si pasojë e të shtënave në pjesë të ndryshme të trupit të tij, ndërron jetë në afërsi të vendit të ngjarjes.
Gjithashtu si pasojë e të shtënave me armë i pandehuri rrezikon jetën e personave të tjerë, ku i dëmtuari E.M., pëson lëndime trupore dhe dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes.
“Me këto veprime i pandehuri N.Z., ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar.1.5 të KPRK-së. Po ashtu, i njëjti ngarkohet edhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.
I pandehuri për vrasje që nga data 16 mars 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartcekur.