Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e raportuar të dielën.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, Departamenti për Krime të Rënda ka iniciuar rast për veprën penale “Vrasja e Rëndë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.
Autoritetet kanë bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari me inicialet I.S., i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Prokuroria ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.
Ndërkohë, Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po vazhdon hetimet dhe grumbullimin e provave relevante për zbardhjen e plotë të rastit.