Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë

paraburgim

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim për N.Z. për vrasjen e një personi në Gjakovë dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të së hënës.

Prokuroria ka bërë të ditur se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, në një lokal, i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin R. B., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit E. M., dhe personave të tjerë që kanë qenë prezent në vendin e ngjarjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në atë mënyrë që ditën kritike derisa i pandehuri ka qenë me të dëmtuarin E. M., dhe persona të tjerë, në vendin e ngjarjes respektivisht në lokalin e lartcekur shkon tani i ndjeri dhe pas një mosmarrëveshje i pandehuri me armën e tij pistoletë e llojit TT, ka shtënë disa herë në drejtim tani të ndjerit R. B., e që si pasojë e të shtënave në pjesë të ndryshme të trupit të tij, i njëjti ndërron jetë në afërsi të vendit të ngjarjes. Gjithashtu si pasojë e të shtënave me armë i pandehuri rrezikon jetën e personave të tjerë, ku i dëmtuari E. M., pëson lëndime trupore dhe dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këtë vendim, i pandehurit N. Z., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 16 mars 2026 deri më 16 prill 2026.