Kronikë

Një muaj paraburgim pronarit të lokalit në Malishevë ku dyshohet se u helmuan mbi 200 qytetarë

Gjykata Themelore e Gjakovës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji pronarit të lokalit në Malishevë ku të premten dyshohet se u helmuan 205 qytetarë.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Lekë Muqaj, për KOHËN, ka treguar se K.Sh. dyshohet për veprën penale “prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor”.

Masa e paraburgimit, të dyshuarit K.Sh., i është caktuar nga gjykatësi i procedurës paraprake, Njazi Morina. Masa e paraburgimit i llogaritet nga 13 tetori.

Në QKMF të Malishevës 205 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, me shenja helmimi.