Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Situata nga helmimi në Malishevë po shkon drejt normalizimit

Situata e përgjithshme nga helmimi i dyshuar nga ushqimi gjatë pasdites të së shtunës ka filluar të shkojë drejt normalizimit, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Deri tash, 215 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore që dyshohet se janë të lidhura me helmimin në një lokal në Malishevë.

“Por pavarësisht kësaj, monitorimi dhe kujdesi i shtuar do të vazhdojë nga ana e personelit së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe organeve tjera kompetente”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Lokali ku dyshohet se qindra persona u helmuan u mbyll nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ndërsa pronarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.