Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vitia flet për gjendjen e pacientëve që u helmuan në Malishevë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë informacione mbi gjendjen e pacientëve që janë helmuar të premten në një lokal në Malishevë.

Ai ka thënë se në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.

“Gjendja e të gjithë të hospitalizuarve pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile”, ka shkruar ai.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka thënë se inspektorët bashkë me Policë kanë nisur inspektimin në lokalin gastronomik të ushqimeve të shpejta ‘’Apetit Doner’’, nga ku ka ndodhur helmimi. Ajo ka theksuar se gjendja në lokal s'ka qenë e mirë. 

Vitia ka thënë se 68 persona janë helmuar.