Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rreth 30 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Malishevë

Rreth 30 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Malishevë, por situata është menaxhuar mirë, ka njoftuar Komuna të premten. Disa prej të infektuarve janë dërguar në QKUK në Prishtinë. 

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë në Malishevë, Hajdin Berisha, situata është nën kontroll të plotë.

“Disa nga të infektuarit janë udhëzuar për në QKUK në Prishtinë dhe disa në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës në Facebook.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Policia e Kosovës.

“Me kohë do të informoheni me situatën”, vijon njoftimi i Komunës.