Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia shton masat, apelon për kujdes në trafik

Policia e Kosovës thotë se po vazhdon me shtimin e masave policore për të rritur sigurinë në trafik, përmes zbatimit të planit operativ i cili parasheh aktivitete të shtuara të llojeve të ndryshme me qëllim që të parandalohen aksidentet në trafik dhe të rritet siguria.

“Duke e parë shtimin e automjeteve përgjatë sezonës verore e po ashtu qarkullimin e tyre të shtuar në prag të festës së Kurban Bajramit, Policia e Kosovës kërkon dhe njëherësh apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe t’ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Policia e Kosovës, uron që kjo festë të kalojë në mënyrë të qetë dhe pa aksidente në trafik, në të kundërtën do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, thuhet më tej në njoftim.