Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fluks më i madh veturash, Policia apelon për kujdes

Policia e Kosovës ka apeluar te pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës, për siguri më të madhe në trafik gjatë verës, tash kur është vënë re fluks më i madh i veturave në rrugët e Kosovës.

Në një letër apeli, Policia ka thënë se ka shtuar aktivitetet e saj me prezencë të shtuar policore përmes pikave të kontrollit të automjeteve dhe patrullimit në lëvizje.

Ka thënë se pas shtimit të veturave në rrugët e Kosovës dhe ardhjes së bashkatdhetarëve, është shënuar rritje e numrit të aksidenteve, përfshirë ato me lëndime dhe fatalitet.

Mosrespektimi i rregullave të trafikut, vozitja e pakujdesshme, tejkalimi i shpejtësisë, mospërshtatja e ngasjes me kushtet e rrugës, tejkalimi në vendet e ndaluara dhe kundërvajtjet tjera, sipas Policisë janë disa prej shkaktarëve të aksidenteve të rënda.

Policia ka shoqëruar apelin me fotografi të disa prej aksidenteve të dy-tre ditëve të fundit.

{gallery}