Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Borë në Kosovë, Policia apelon shoferët për vozitje të kujdesshme

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në rrugët e mbuluara me ujë dhe borë.

Në një reagim të dielën, Policia kërkoi nga shoferët që të mbajnë distancën në rrugë dhe të përshtatin shpejtësinë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë”, thuhet në njoftimin policor.

Të dielën mbrëma kanë nisur reshje të borës në disa qytete të Kosovës.