Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një burri në Prizren i cili thuhet se të dielën ishte dërguar i plagosur në spital.
Vdekjen e tij thuhet se ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Është raportuar se një viktimë mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren i plagosur. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Njësitë relevante të policisë thuhet se kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur një pistoletë me 8 copë fishekë, një gëzhojë fisheku dhe një predhë, po ashtu një pushkë gjuetie me dylbi me 12 copë fishekë.
Për të gjitha këto thuhet se viktima posedonte leje.
“Armët janë konfiskuar nga njësitet policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport. Rasti thuhet se është duke u hetuar.
-
Gjendet i vdekur një shtetas i Shqipërisë në Prizren
-
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, policia po e heton rastin
-
Vdiq një person, Policia gjeti në vendngjarje një pistoletë
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në Prizren
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e një në Mitrovicë të Veriut