Njësite policore të stacionit policor në Klinë, së bashku me njësite rajonale të DRP Pejë, kanë verifikuar disa lokale në këtë komunë dhe gjatë inspektimit janë kontrolluar të gjitha klubet e natës, disko-baret si dhe lokalet e tjera në këtë qytet.
Gjatë këtij plani janë identifikuar 3 lokale të cilat nuk ishin duke e respektuar orarin e punës, njëri lokal ishte në lagjen “Arbëria”, ndërsa dy lokale të tjera në fshatrat Volljakë dhe Poterqë.
“Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët kanë shkelur rregullat lidhur me mos respektimin e orarit zyrtar të paraparë.
Më këtë plan operativ do të vazhdohet në mbarë zonën e DRP Pejë.
Artikuj të ngjashëm
-
Bastisen disa lokale të natës në Klinë, një i arrestuar
-
Mbyllen pesë lokale të natës në Klinë, ka të arrestuar
-
Mbyllen tri lokale në Pejë për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID
-
Bastisen tri lokale në Klinë nën dyshimin e organizimit të skemave piramidale
-
Policia bastis dy lokale të natës në Klinë