Nën dyshimin për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, në orët e pasdites së djeshme njësitet e Stacionit Policor në Skenderaj kanë realizuar kontroll në tri lokale në fshatin Klinë e Epërme në Skenderaj.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit, në lokalet ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:1 llaptop, 7 shtëpiza kompjuteri, 2 lexues të tiketave, 1 aparat i lojërave, gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.
“Lidhur me rastet në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar tre persona, ndërsa hetuesit policorë janë duke kryer procedurat e nevojshme. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, njoftoi Zyra për Informim publik e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.
-
Arrestohet i dyshuari për bixhoz, i sekuestrohen afro 42 mijë euro
-
Arrestohet pronari i një lokali në Skenderaj, u zu duke luajtur poker me 14 të tjerë
-
Vushtrri, tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz
-
Kapen dy të dyshuar që organizonin skema piramidale
-
Tre të arrestuar për skema piramidale dhe bixhoz