Tre persona janë arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për veprën penale organizim piramidale dhe bixhoz të paligjshëm gjatë paradites së 24 shtatorit.
“Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se brenda një lokali po zhvillonin veprimtari te kundërligjshme të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre (3) telefona, një shumë e parave prej 525 euro, tiketa dhe dëshmi tjera relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Pas intervistim tre të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
-
11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
-
Paraburgim për 19 të dyshuar në Mitrovicë për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm
-
Nga një muaj paraburgim tetë të dyshuarve pas aksionit kundër bixhozit të paligjshëm në rajonin e Mitrovicës
-
Arrestohen 34 të dyshuar për veprimtari të paligjshme, 29 dërgohen në mbajtje
-
Aksion i Policisë në 50 lokacione, 34 të arrestuar