Policia e Kosovës ka arrestuar një person të martën. Ai po kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore të Turqisë.
Dyshohet se është i përfshirë në trafikim ndërkombëtar me lëndë narkotike.
“Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot më 12.09.2023, ka arrestuar një person. Njësia FAST-Kosova, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Pejë, në koordinim edhe me organe tjera të sigurisë, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar. Personi i kërkuar, i cili kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore turke, dyshohet se është i përfshirë në trafikim ndërkombëtar me lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Policia e Kosovës arreston një person, po kërkohej ndërkombëtarisht nga Gjermania
-
Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpoli ekstradohet nga Kroacia në Kosovë
-
Arrestohet një shtetas turk që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Policia arreston personin për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar