Sot rreth orës 16:40 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në Prishtinë.
Plagosja ka ndodhur në rrugën “Eqrem Qabej”, ku i plagosuri më pas është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Koha.net se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin si dhe, shtoi se po punon për identifikimin e të dyshuarit/ve dhe vendndodhjes së tyre.
Artikuj të ngjashëm