Një person është plagosur me armë zjarri të enjten në Prishtinë.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Artikuj të ngjashëm