Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagosje në Prishtinë

Një person është plagosur në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq të dyshuarit janë duke u kërkuar nga Policia.

“Sot rreth orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.