Një person ka mbetur i plagosur të enjten mbrëma në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për këtë rajon, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë që nuk është identifikuar ende asnjë person i dyshuar për rastin.
“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë ajo.
-
Plagoset një person në Prizren
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Tre të lënduar nga përleshja në Prishtinë, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit
-
Plagoset një person në Prishtinë