Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagosen dy persona në Mramor të Prishtinës

Plagosje

Foto Ilustrim

Dy persona janë plagosur të dielën në lagjen Suteskë, të fshatit Mramor të Prishtinës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i tha KOHËS se informata për plagosje është marrë në orën 15:30, derisa dy të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftimin policor.