Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollimit të një autobusi me targa vendore në Merdar, në valixhen e një pasagjeri kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 28 fishekë.
Rasti është iniciuar si “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës.
“Zyrtarët policorë kufitarë së bashku me zyrtarët doganorë, gjatë kontrollimit të një autobusi me targa RKS, në valixhen e një pasagjeri mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të kalibrit 9-mm, dhe 28 fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.
Në konsultim me prokurorin thuhet se rasti shkon në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapet arma me 50 fishekë në një autobus
-
Sekuestrohen 50 fishekë, u zunë në valixhen e një pasagjeri në Aeroportin e Prishtinës
-
Gjenden fishekë arme në valixhen e një personi gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës
-
Ndalohet autobusi me targa të huaja në Merdar, në një valixhe gjenden pajisje të dyshuara ushtarake
-
Kapet një armë në autobusin e linjës Itali-Kosovë