Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet autobusi me targa të huaja në Merdar, në një valixhe gjenden pajisje të dyshuara ushtarake

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në pikën kufitare në Merdar është ndaluar një autobus me targa të huaja, ndërsa gjatë kontrollit të valixheve me skaner, në një valixhe janë hasur disa pajisje të dyshuara ushtarake: tri thika luftarake, dy radiolidhje, një çantë ushtarake, një jelek taktik, një palë doreza, një helmetë taktike, tri bateria, dy këllëf për revole dhe një imitim i predhës.

Pajisjet janë sekuestruar nga Dogana, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Sot, më datë 24.12.2023, rreth orës 10:00, në hyrje të Republikës së Kosovës në Merdar gjatë kontrollimit në bagazhin e një autobusi me targa të huaja, respektivisht kontrollimit me skaner të valixheve, në valixhen e një pasagjeri autoritete kufitare (policore dhe doganore) kanë hasur në disa pajisje të dyshuara ushtarake: tri (3) thika luftarake, dy (2) radiolidhje-motorola, një (1) çantë ushtarake, një (1) jelek taktik, një (1) palë doreza, një (1) helmetë taktike, tri (3) bateria, dy (2) këllëf për revole, një (1) imtim i predhës, etj. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kompetente dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti ‘import , eksport, furnizim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuara e armëve’. Pajisjet e lartcekura janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit kompetent i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, raporton Policia.