Një armë me 50 fishekë është kapur të dielën në një autobus me targa vendore në pikën kufitare të Merdarit.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit, në njërën prej valixheve është vërejtur arma, e më pas është konstatuar dhe gjetur edhe pronari i valixhes.
Arma me fishekë është konfiskuar dhe i janë dorëzuar Policisë kufitare.
“Arma dhe fishekët janë konfiskuar menjëherë dhe janë dorëzuar pranë Policisë Kufitare për procedura të mëtejshme ligjore. Policia e Kosovës ka marrë përsipër trajtimin dhe hetimin e këtij rasti, në përputhje me ligjet në fuqi. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me organet kompetente dhe të raportojnë çdo veprim të dyshimtë, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku për një mjedis më të sigurt”, thuhet në njoftimin e Doganës.
-
Pistoletë e 28 fishekë në valixhen e pasagjerit të një autobusi në Merdar
-
Sekuestrohen 50 fishekë, u zunë në valixhen e një pasagjeri në Aeroportin e Prishtinës
-
Ndalohet autobusi me targa të huaja në Merdar, në një valixhe gjenden pajisje të dyshuara ushtarake
-
I zihen mbi 2 mijë e 500 fishekë të fshehura në veturë, sekuestrohen nga Dogana
-
Dy të arrestuar në Malishevë – në shtëpitë e tyre u gjetën kallashnikov, pistoletë e fishekë