Një person është arrestuar te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se po tentonte ta transportonte një armë të llojit AK-47 (kallashnikov) përmes autobusit.
Sipas njoftimi të Policisë së Kosovës, ë valixhe përveç armës kishte edhe 68 fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes një autobusi ka tentuar ta transportoj një valixhe brenda së cilës kishte një AK-47 me 68 fishekë. Lidhur me rastin arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar si “Importi, Eksporti, Furnizimi, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi, Ndërmjetësimi ose Shitja e Paautorizuar e Armëve apo Mjeteve Plasëse”.
-
Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohet një armë dhe 40 fishekë
-
Konfiskohet pistoleta me 45 fishekë në Istog
-
Dy të arrestuar në Malishevë – në shtëpitë e tyre u gjetën kallashnikov, pistoletë e fishekë
-
Policia konfiskon kallashinkov, bomba tymuese dhe municion në Leposaviq e Vushtrri
-
Policia zbulon 4 kallashnikovë në një dërgesë, arrestohet një person