Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën ka sekuestruar 50 fishekë të cilët janë zënë në valixhen e një pasagjeri në ardhje në Aeroportin e Prishtinës.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishekë. Nga i dyshuari është sekuestruar municionit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjenden fishekë arme në valixhen e një personi gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës
-
Kapet arma me 50 fishekë në një autobus
-
Policia gjen thikë dhe shufër metalike në çantën e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës
-
Gjendet pushkë pneumatike në valixhen e një personi në aeroport
-
Pistoletë e 28 fishekë në valixhen e pasagjerit të një autobusi në Merdar