Një pushkë pneumatike është gjetur në valixhen e një personi në Aeroportin e Prishtinës.
Pushka pneumatike u gjet gjatë kontrollit në aeroport.
Arma është konfiskuar, ndërsa rasti është iniciuar si “import, eksport, furnizim apo shitje e paautorizuar e armës”.
“Raportohet se gjatë kontrollit të valixheve nga ana e zyrtarëve doganor, në valigjen e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur një pushkë pneumatike e cila është konfiskuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
I gjendet armë zjarri, ndalohet e dyshuara në Aeroportin e Prishtinës
-
Sekuestrohen 50 fishekë, u zunë në valixhen e një pasagjeri në Aeroportin e Prishtinës
-
Gjenden fishekë arme në valixhen e një personi gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës
-
Policia gjen thikë dhe shufër metalike në çantën e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës
-
Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës