Një revole me gaz është gjetur në bagazhin e një autobusi të udhëtarëve në pikën kufitare në Merdar, ka njoftuar Policia e Kosovës të mërkurën.
Autoritetet njoftuan se arma është gjetur në autobusin e kompanisë vendore të linjës Itali-Kosovë, e ajo ishte e fshehur në valixhe të udhëtarëve.

Arma është sekuestruar, ndërsa rasti është iniciuar si “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
“Më datën 20.12.2023 në ora 09:05 në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar, në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarë policorë kufitar së bashku me zyrtarët doganor gjatë kontrollimit në bagazhin e autobusit të një kompanie vendore, i linjës ndërkombëtare Itali-Kosovë, me vozitës m/k dhe ndihmës vozitës m/k kanë gjetur një armë (revole me gas), e cila kishte qenë e fshehur në një valixhe udhëtarësh”, thuhet në njoftimin policor.