Aurel Kaziu, njëri nga të ndaluarit që iu kapën 1 milion euro në pikëkalimin kufitar në Merdar, është pezulluar nga detyra si polic në Tiranë me vendim të Drejtorisë së Standardeve Profesionale të Policisë së Shtetit.
Kaziu bashkë me dy të tjerë, A.L. dhe E.A. u kapën të martën në Merdar duke u munduar të kalonin 1 milion euro të fshehura në një kombibus.
Atyre u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve nën dyshimin për veprën penale “shpëlarja e parave”.
Sipas mediave në Shqipëri, Kaziu ishte larguar drejt Kosovës të hënën pasi kishte mbyllur turnin e natës dhe në vijim kishte dy ditë pushimi. Ai nuk ka njoftuar drejtuesit se do të dilte jashtë kufirit.
Artikuj të ngjashëm
-
Apeli cakton paraburgim për tre të dyshuarit për shpëlarjen e 1 milion eurove
-
Apeli anulon aktvendimin e Themelores për lirimin e të dyshuarve për transportin e 1 mln eurove
-
Prokuroria Speciale do të ankohet në Apel për lirimin e të dyshuarve për transportin e 1 mln eurove
-
Lirohen të dyshuarit për transportin e 1 milion eurove
-
Kërkohet paraburgim për tre shtetas të Shqipërisë që u kapën me 1 milion euro të padeklaruara