Rreth 1 milion euro të padeklaruara janë zbuluar të martën në një kombibus në hyrje të territorit të Kosovës, në pikëkalimin kufitar në Merdare, ka njoftuar Dogana.
Sipas njoftimit të Doganës, automjeti është selektuar për kontroll të detajuar bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde operative. Fillimisht, vetura është kontrolluar me skaner me rreze X (X-Ray), ku janë evidentuar indikacione për një hapësirë të modifikuar në dysheme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Pas dyshimeve të ngritura nga skaneri, është kërkuar asistencë nga Policia – përkatësisht nga zyrtarët e Policisë Kufitare – të cilët kanë ofruar mbështetje teknike me pajisje fibroskopike.
Gjatë kontrollit të përbashkët, autoritetet kanë zbuluar mjete monetare të padeklaruara të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit. Sipas vlerësimeve fillestare, shuma arrin rreth 1,000,000 euro.

Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kompetent. Në koordinim me të, po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore në përputhje me autorizimet ligjore.
Dogana thekson se përdorimi i teknologjisë së avancuar të kontrollit, si skanerët X-Ray, mbetet një ndër mjetet kryesore për zbulimin e kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme financiare.
