Pesë persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në katër raste të ndara në 10 ditët e fundit në Kosovë.
Më 23 mars, në Vushtrri vdiq një 19-vjeçar. Dorasi dyshohet të jetë një bashkëmoshatar i tij. Ai është në paraburgim dhe e ka pranuar fajësinë.
Një ditë më pas, në Vushtrri ndodhi një vrasje e dyfishtë. Një burrë dyshohet se vrau një grua dhe më pas i dha fund jetës së vet. Ky rast ndodhi në fshatin Stanoc.
E më 26 mars, një person rreth të 60-ave vdiq në Prishtinë pas plagëve të marra nga të shtënat që ndodhën në rrugën “Rrustem Hyseni”. I dyshuari është ende në arrati, sipas njoftimeve zyrtare të deritashme. Në këtë rast u plagos edhe një person tjetër, që sipas mjekëve, është në gjendje stabile. I plagosuri besohet të ketë qenë shënjestra e sulmit, ndërsa personi që vdiq dyshohet se nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Më 1 prill, e martë, në orët e mbrëmjes një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra para banesës së tij në Kaçanik. Policia ka njoftuar se rasti është në hetim.
-
Katër të vdekur nga armët e zjarrit për tri ditë në Kosovë
-
Vdiq një person, Policia gjeti në vendngjarje një pistoletë
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
-
Katër viktima në 24 orë nga aksidentet në Kosovë