Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të lënduar nga aksidenti në Kijevë

Policia

Foto: Ilustrim

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku të dielën në rrugën Kijevë-Malishevë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i ka thënë KOËHS se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30, ku janë përfshirë dy automjete udhëtarësh.

Njësia e trafikut rajonal është marrë me rastin.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Kijevë-Malishevë. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete udhëtarësh si dhe ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka njoftuar Elezaj.

Artikuj të ngjashëm