Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Lokalizohet zjarri te ndërtesa afër Parkut të Qytetit

zjarr

(E përditësuar 22:27) - Lulzim Fushtica, drejtor i emergjencave në Prishtinë ka thënë për KOHËN se zjarri në ndërtesën te Parku i Qytetit është lokalizuar.

Nuk ka të lënduar nga zjarri. 

Ekipet emergjente po vazhdojnë të punojnë në vendngjarje. 


Përfshihet nga zjarri një banesë te Parku i Qytetit
Një ndërtesë në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës.

Kati i fundit i një ndërtese në rrugën "Rrustem Statovci", te Parku i Qytetit, është parë nën flakë. Ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes.

Lulzim Fushtica, drejtor i emergjencave në Prishtinë, ka thënë për KOHËN se të gjithë banorët janë larguar nga ndërtesa dhe se nuk ka të lënduar.

Edhe Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar nga zjarri në Prishtinë Kronikë Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar nga zjarri në Prishtinë

Zjarri po vazhdon të përhapet.

"Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin.  Bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar", njoftoi Policia.