Një pjesë fasade nga një ndërtesë në rrugën UÇK, “Te Qafa” në Prishtinë ka rënë mesditën e së shtunës.
Ekipet emergjente të Komunës kanë dalë në vendngjarje për sanimin e dëmeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk raportohet për të lënduar deri tash.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës ka njoftuar se me ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve po intervenojnë te vendi, ndërkohë ka apeluar për kujdes.
“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe, gjatë kohës kur ekipet emergjente janë në intervenim, të largohen nga zona e rrezikut dhe të respektojnë perimetrin e sigurisë, me qëllim të shmangies së çdo incidenti apo lëndimi të mundshëm”, thuhet në njoftim.