Mëngjesin e së shtunës në çatinë e një objekti banesor në lagjen “Dardania” në kryeqytet kanë nisur intervenime nga Komuna për largimin e rrezikut nga to.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit në një reagim në Facebook ka njoftuar se ka intensifikuar intervenimet për largimin e rrezikut në ndërtesat e banimit, si pasojë e rënies së pjesëve të fasadave dhe kulmeve, fillimisht në lagjen Dardania, por edhe në zona të tjera të qytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ekipet tona, në bashkëpunim me shërbimet përkatëse, janë duke realizuar intervenime teknike të specializuara, me qëllim parandalimin e rrezikut për kalimtarët dhe banorët, siç shihet edhe në fotot nga terreni”, thuhet në njoftim.


