Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar sot një tentim kontrabande në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë. SHKK ka bërë të ditur se gjatë kontrollit, zyrtarët korrektues në oborr kanë identifikuar nëntë topa dhe në njërin prej tyre gjendeshin dy telefona.
“Gjatë kontrollit në hapësirat e jashtme të institucionit, konkretisht në oborr, zyrtarët kanë identifikuar nëntë topa të mbetur nga aktivitetet sportive të të dënuarve. Pas verifikimit, brenda njërit top të dyshimtë janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona mobil të modelit iPhone, dy kartela SIM, si dhe një kabllo mbushëse. Me këtë është parandaluar futja e mjeteve të ndaluara në institucion”, ka njoftuar SHKK.
Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat hetime e disiplinore.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në parandalimin e çdo veprimtarie të kundërligjshme brenda institucioneve korrektuese dhe garantimin e sigurisë në të gjitha qendrat”, ka njoftuar SHKK.
-
Parandalohet futja e gati gjysmë kilogrami substancë të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës
-
Parandalohet futja e dy telefonave kontrabandë në Dubravë
-
Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro
-
Tentim-kontrabande në Aeroport: Dy persona kapen me telefona e 36 mijë euro
-
Parandalohet kontrabandimi i mbi 16 mijë aksesorëve për telefona, shkelin të drejtat e pronësisë së Apple