Tri raste të tentim-kontrabandës janë parandaluar nga Dogana e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës të shtunën. Sipas një njoftimi nga Dogana, janë tentuar të futen telefona të mençur e mjete të padeklaruara monetare.
Në rastin e parë, një pasagjeri që vinte nga një linjë ndërkombëtare, zyrtarët kanë gjetur disa telefona të fshehur në trupin e tij, e që dyshohet se ishin destinuar për tregun e zi.
Telefona janë gjetur edhe te një udhëtar tjetër. E tek ai janë gjetur edhe 36 mijë euro në bagazh.
“Po ashtu, gjatë kontrollit të bagazhit të të njëjtit pasagjer, janë gjetur 36,500 euro të padeklaruara, prej të cilave 9,000 euro janë konfiskuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon qarkullimin e mjeteve monetare në kufi”, thuhet në njoftim.




-
Kapen mallra të padeklaruara në vlerë mbi 3 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës
-
Sekuestrohen telefona të kontabanduar në një biznes në Prishtinë, vlera e tyre mbi 64 mijë €
-
Dogana sekuestron telefona e barna të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
-
Kapen telefona, ora e laptop të padeklaruar në Aeroportin e Prishtinës
-
Dogana e Kosovës zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Vërmicë