Dogana e Kosovës ka njoftuar se në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, gjatë kontrolleve rutinore, është zbuluar një rast i tentativës për të futur mallra të padeklaruara në vlerë prej 3 mijë e 264 eurosh.
Në njoftimin e Doganës thuhet se dy udhëtarë që kishin arritur nga Stambolli janë selektuar për kontroll pas vëzhgimit dhe analizës së rrezikut nga ana e zyrtarëve doganorë.
“Gjatë kontrollit nëpërmjet skanerit dhe inspektimit fizik të bagazheve, janë zbuluar mallra të padeklaruara si: Produkte kozmetike, ambalazhe me mbishkrime të brendeve të ndryshme, ngjitëse/stikera me mbishkrime komerciale”, thuhet në njoftim.
Mallrat thuhet se janë ndaluar përkohësisht dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.
-
Ndalohen produkte kozmetike të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
-
Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
-
Kapen në Aeroportin e Prishtinës produkte dentare të padeklaruara
-
Zbulohen mallra mbi 500 mijë euro të dyshuara për kontrabandë në Prishtinë
-
Udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës i gjenden 9 mijë funta, disa i kishte fshehur në çorape