Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në zonën e arritjes, kanë ndaluar një udhëtar për kontroll rutinë dhe gjatë procesit të skanimit të bagazhit, është identifikuar një sasi konsiderueshme mallrash kozmetike të padeklaruara.
Sipas njoftimit të Doganës, mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personit përgjegjës janë duke u ndjekur procedurat ligjore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas kontrollit fizik, ne bagazh janë gjetur gjithsej 92 copë produkte kozmetike të padeklaruara, në kundërshtim me dispozitat ligjore që rregullojnë deklarimin e mallrave që udhëtarët i bartin me vete. Kjo sasi tejkalon kufirin e lejuar për përdorim personal dhe për këtë arsye kërkon deklarim të detyrueshëm doganor dhe pagesë të detyrimeve përkatëse”, thuhet në njoftim.