Dogana ka zbuluar produkte dentare të padeklaruara në Aeroporti i Prishtinës, gjatë një kontrolli të detajuar ndaj një udhëtari.
Sipas njoftimit, udhëtari ishte përzgjedhur për verifikim pasi kishte kaluar në kanalin e gjelbër.
Gjatë inspektimit të valixhes janë gjetur produkte dentare pa deklarim dhe pa licencë për import.
“Importi i mallrave pa dokumentacionin dhe licencimin e nevojshëm përbën kundërvajtje dhe mund të pasohet me masa administrative, përfshirë konfiskimin e mallrave, gjoba dhe procedura të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë me masa të rrepta për parandalimin e hyrjes së mallrave që mund të rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
-
Medikamente për sëmundje të rënda dhe pajisje teknologjike ndalohen në Aeroportin e Prishtinës
-
Ndalohen produkte kozmetike të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
-
Një pasagjeri në Aeroportin e Prishtinës i zihen stoli argjendi të padeklaruara
-
Kapen mallra të padeklaruara në vlerë mbi 3 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës